VIDEO/ Berisha me kandidatin për Tiranën, konfirmon se PD-ja është kthyer në biznes familjar

Aktualitet

Publikuar: 06/10/2025

VIDEO/ Berisha me kandidatin për Tiranën, konfirmon se PD-ja është kthyer në biznes familjar

Nuk ka pasur asnjë dilemë që Sali Berisha e ka trajtuar historikisht Partinë Demokratike si pronë dhe si biznes familjar.

Ai nuk ka lënë asnjë moment pa e treguar me vepra dhe vendime një gjë të tillë.
Të një njëjtën gjë konfirmoi edhe me mbështetjen që i dha ish-aktorit të Portokallisë, Florian Binajt, për Bashkinë e Tiranës.

Binaj, sot rrogëtar i televizionit të djalit të Berishës, u hodh në garën e kandidatëve kur aty dolën emra serioz dhe me mbështetje nga shoqëria civile, si Hasimja, Haçkaj apo Çepani.

Kur u pa se kandidatura të tilla po priteshin shumë mirë nga shoqëria përtej strukturave të Partisë Demokratike, me sa duket, djali i Sali Berishës nxori nga mëngët ‘xholin’ e tij, duke mos lejuar askënd tjetër t’i afrohet pronës familjare, të trashëguar, tashmë, biologjikisht edhe pas largimit politik në të ardhmen nga ana e Berishës. 

Që një aktor humori të kandidojë për zgjedhje nuk është ndonjë gjë e keqe për shoqërinë, por e gjithë mënyra e të vepruarit të opozitës është e qartë se ajo nuk heq dorë nga hile të vogla. Kështu që ajo nuk mund të bëhet asnjëherë e madhe dhe alternativë

Do të ngelet ashtu, në shërbim të një familjeje apo të një grupi të vogël shoqëror, por asnjëherë nuk do të shndërrohet në përfaqësuese të shoqërisë shqiptare. /TemA