Një ngjarje tepër e rëndë dhe e praprecedentë ka ndodhur sot në Tiranë. Gjyqtari i Gjyaktës së Apelit, Astrit Kalaja sapo është vrarë me armë zjarri brenda ambienteve të Gjyaktës së Tiranës. Gjyqtari Kalaja është qëlluar me armë brenda sallës së gjyqit nga Ervis Shkëmvi, 30 vjeç, djali i Gjon Shkëmbit, i cili kishte në gjykim një çështje pronash.

(Gjon Shkëmbi)
Mësohet se Elvis Shkëmbi është futur i armatosur në ambientet e gjykatës dhe ka qëlluar me armë gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Gjyqtari është qëlluar tre herë menjëherë pasi ka nisur të marrë vendimin lidhur me çështjen e Gjon Shkëmbit.
Autori është vënë në pranga dhe i është sekuestruar edhe arma e zjarrit. Dy persona të tjerë Ervis dhe Rakip Kurtaj, babë e bir që ndodheshin në sallën e gjyqit në atë moment kanë mbetur të plagosur. Është e paqartë se si ka arritur të hyjë një person i armatosur brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, duke arritur të kalojë kontrollet e sigurisë dhe skanerin elektronik për armë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit. Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.