Zgjedhjet e parakohshme/ Zbulohet emri i kandidatit të propozuar të PS për Bashkinë e Matit

Aktualitet

Publikuar: 03/10/2025

Zgjedhjet e parakohshme/ Zbulohet emri i kandidatit të propozuar të PS për Bashkinë e Matit

Mati është një nga 6 bashkitë e vendit që do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme më 9 nëntor, sipas dekretit të Presidentit Begaj.

Gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj, ka mundur të mësojë emrin e kandidatit të PS që është propozuar për Bashkinë e Matit. Ai është Altin Bojni.

Emri i tij u propozua nga Asambleja e PS-së së Matit, qw diskutoi për kandidaturën pwr tw garuar nw zgjedhjet e parakohshme.

Propozimi i emrit të Altin Bojnit si kandidat për Bashkinë e Matit do të duhet të miratohet nga Kryesia e PS.

Altin Bojni është me profesion financiar dhe aktualisht mban postin e drejtorit të Shëndetit Publik. Më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Postës dhe drejtorit të burgut të Burrelit.

Bashkia e Matit mbeti pa kryetar pasi Agron Malaj dha dorëheqjen sepse u zgjodh deputet i PS në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.