Akuzohet se dekonspiroi operacionet e policisë, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

Aktualitet

Publikuar: 03/10/2025

Akuzohet se dekonspiroi operacionet e policisë, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja dhe dy të bashkëpandehurit e tjerë, Altin Hajri dhe Ahmet Masha.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja është vënë në pranga pasi dyshohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Çyrbja i siguronte Altin Hajrit, person i shpallur në kërkim, informacione për të shmangur kapjen e tij.