Arjan Curri allias Aleks Curri është pjesë e skotës së analistëve që ‘mbarsin mushkën’ darkave nëpër studiot televizive, me informacione të ‘dorës së parë’, gjithnjë sipas burimeve nëntokësore, me prognoza për çdo temë të mundshme; Orientime seksuale, SPAK, Sky Ecc, arrestime, lirime, shtrëngime, krim pasioni, BKH, bastisje, gazetari, gjinekologji, andrologji, zgjedhje, diplomaci, arsim, pyje, rajon, konflikte ndërkombëtare, Bermundën, drogë digjitale, pesticide, ringjallje, uranium, kriptovalutë, modë etj., pra për çdo çështje që shtrohet për diskutim për ‘ndriçimin’ e publikut.
Një gazetare skrupuloze e kronikës, e cila për pesë orë kishte ndjekur me laps dhe letër një seancë gjyqësore në GJKKO, në darkë kishte mbetur fort e mahnitur kur i doli Curri në ekran, duke komentuar me kompetencë seancën, me detaje që nuk kishin kurrëfarë lidhje me çka kishte ndodhur dhe ngjarë.
–Ndoshta të ka zënë gjumi, i tha me shaka të nesërmen një shoqe në kafe.
–Vetëm një sharlatan, një gënjeshtar patologjik me ÇPN (Çrregullimi i Personalitetit Narcisist) mund të sajojë dhe thotë trapllëqe të tilla, aq më tepër në ekran. Ne kemi dy dekada që i përkushtohemi kësaj pune, lexojmë dosje dhe ndjekim seanca. Del një gagarel që ditën ‘i bie firzamonikës’ dhe darkave thotë marrina, ia ktheu gazetarja e indinjuar.
Më 29 nëntor 2023, Liridona Ademaj u vra, sipas Prokurorisë, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli. Ngjarje natyrshëm shkaktoi zemërim të madh publik. Pas dy vitesh, Prokuria e Kosovës nuk e ka artikuluar plotësisht motivin e vrasjes. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, në janar 2025 tha se marrëdhëniet e çrregulluara martesore kanë sjellë problemet financiare, duke shtuar se motive të tjera do të dalin gjatë procesit gjyqësor.
Në një kohë kur vetë organi i akuzës ishte i paqartë, tenori dramatik i shndërruar në analist Arjan Curri allias Aleks Curri foli me kompetencë për pistat hetimore, duke aluduar për një raport intim mes Naim Murselit dhe Behgjet Pacollit, për të cilin ishte edhe në dijeni Liridona Ademaj, sekret për të cilin nuk duhet të jetonte.
Guximi për të sajuar, për të dhënë mendim dhe rrahur gjoksin me kompetencë për çdo çështje të mundshme ka një bazë, ku mumd të përfshihen disa elementë si; e kaluara, formimi, përvoja dhe disa kapërcime jo të zakonshme.
Teksa populli po pret me padurimin konkluzionin përfundimtar të ish tenorit dramatik për Arubën, një grup gazetarësh, në maj të vitit të kaluar kanë shtruar disa pyetje, të cilat ende nuk kanë marrë përgjigje, por që gjithsesi, duke qenë të naryrës retorike, hedhin deri diku dritë mbi të shkuarën e Aleks Currit, i njohur si Arjan Curri.
–Përse e ka ndryshuar emrin z. Curri, nga Aleks në Arjan?
–Përse z. Curri u largua nga Manastiri Ardenicës?

Me rekomandim të një personazhi të njohur, Aleks Curri, kur ishte në Kolegjin Jezuit të Gjirokastrës, u bë pjesë e dhjaksave të Janullatosit. Gjatë ekspeditave me natyrë erotike të priftërinjve ortodoksë në Greqi, Aleksi i ri shfaqi talentin me zërin e tij të hollë, por të veçantë, gjatë këdimit të këngëve kishtare, talent që e zhvilloi më pas në korin e shkollës.

Aleks Curri, me ndërhyrjen e priftërinjve ortodoksë ndoqi Konservatorin Kombëtar të Athinës, ku ‘shkëlqeu’ si tenor dramatik në korin e shkollës dhe më pas si prift pranë Kishës Ortodokse.
Para se t’a aktivizonin në univesitetet private dhe mandej në emsione televizive ku shahej Shqipëria dhe shqiptarët, Alkes Curri është mbyllur ca muaj në Manastirin e Ardenicës, vend i cili vizitohej shpesh nga Vangjel Dule, një tjetër dhjaks që ka dalë nga mënga e Janullatosit.

Linja greke e kamufluar gjithnjë me Kishën Ortodokse i ndryshoi emrin Aleks Currit, duke e ‘pagëzuar’ me emrin e ri Ajran Curri. Një ditë Aleksi u shfaq si Arjan në të ashtuquajturin universitet të Henri Çilit.
Tek Naim Çili allias Henri Çili, Arjan allias Aleks Curri ra në sy për raportin e ngushtë me një pedagog, raport të cilin që të dy e kamuflonin duke u shoqëruar me një studente, më vonë banore të BBV, e cila mburrej se kishte 33 dashnorë.
Gradualisht linja e priftërinjve e infiltroi Currin në emisionin Zonë e Lirë, një zonë e financuar nga qarqet dashakeqe greke për të ulur dhe fyer shqiptarët. Një personazhi të tillë ende i jepet hapësirë në mediat shqiptare, madje mufkat dhe dokrrat e tij pasqyrohen si ‘bomba’ nëpër portale.