Deputetja e re e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka mbajtur fjalën e parë në Parlament, duke iu kërkuar deputetëve të opozitës që të rikthehen në normalitet dhe të vijohet seanca sipas rendit.
Ajo u shpreh se është e papranueshme që në seancë të dëgjohet i njëjti fjalor nga opozita, ndërsa shtoi se edhe në seancën e fundit asnjë prej tyre nuk ka folur për procesverbalin, por “janë marrë me ofendime”.
Ndërkohë ajo nuk ka “harruar” të vijojë me ironitë ndaj Gazment Bardhit, siç ka bërë edhe gjatë fushatës zgjedhore.
“Gazi nuk është se atë sjelle ka Gazi, dhe ju të tjetër si Gazi do përfundoni”, tha me ironi deputetja e PS.