Agron Shehaj replikon me Flamur Nokën: Vërtet mendoni se jeni në gjëndje të vini kushte?

Aktualitet

Publikuar: 29/09/2025

Agron Shehaj replikon me Flamur Nokën: Vërtet mendoni se jeni në gjëndje të vini kushte?

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, kreu i Partisë Mundësia parashtroi kushtin e vetëm për të negociuar me PD-në dhe partitë e tjera opozitare, i cili është se duhet një kandidat jashtë politikës.

I pyetur mbi përjashtimin që Flamur Noka i bëri Arlind Qorit dhe Lëvizjes Bashkë nga negociatat, Shehaj u shpreh se partia më e madhe e opozitës nuk është në kushtet për të përjashtuar njeri.

“Nëse duam të zgjedhim një kandidat jo të korruptuar në bashkinë Tiranë duhet ti shtrijmë dorën të gjithëve e nuk e shoh të arsyesme të themi këta jo këta po, Qorit, Lapajt, Shabanit, ë gjithëve pa përjashtim. Opozita s’ka luksin të vendosë veto.

Vërtet mendojmë që opozita është në kushtet që mund të zgjedhë?

Nuk është kjo fryma, nuk është kjo zgjidhja” – u shpreh Shehaj.