VIDEO: Incident në Teatrin e Operës dhe Baletit, momenti kur sopranoja Eva Golemi rrëzohet në skenë

Aktualitet

Publikuar: 28/09/2025

VIDEO: Incident në Teatrin e Operës dhe Baletit, momenti kur sopranoja Eva Golemi rrëzohet në skenë

Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “La Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar në skenën finale të shfaqjes.

Rënia ndodhi në momentin dramatik të skenës ku personazhi i Violetës ndërron jetë në duart e Alfredos.

Sikurse duket në pamje, në momentin final kur Violeta duhet të bjerë në krahët e Alfredos, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në tokë, pasi tenori Mario Rojas nuk veproi në kohë.

Stafi i TKOB ka thirrur menjëherë ambulancën, e cila mbërriti në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë. Eva Golemi u transportua me urgjencë në spital për ekzaminime të detajuara, për të shmangur çdo dëmtim të mundshëm fizik pas rrëzimit në skenë.

Pas kontrolleve mjekësore, fatmirësisht sopranoja rezulton të mos ketë dëmtime serioze. Mjekët i kanë rekomanduar 10 ditë pushim nga aktivitetet skenike, për të shmangur sforcime të mëtejshme./Tema