‘I ra në kokë’ për moderatoren Albana Bejko, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë

Dosje rozë

Publikuar: 28/09/2025

‘I ra në kokë’ për moderatoren Albana Bejko, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë

Burgu 302 në Tiranë, i njohur si burgu ‘Mine Peza’, ditët e fundit, i është shtuar një banor jo i zakonshëm. Ai është Behar Kamberi, mjek psikiatër nga Kosova. Mjeku që ka ndihmuar të tjerët për të tejkaluar fiksimet dhe dalldisjet, ka rënë vetë pre e një drame dashurie platonike, duke u bërë protagonist i saj.

Mjekut Behar Kamberi i ka ‘rënë në kokë’ për moderatoren sportive Albana Bejko. Prapaskena mëson se mjeku psikiatër është kthyer në shqetësim për moderatoren Bejko, e cila nuk mund t’u përgjigjej ndjenjave të tij.

Tifozja e zjarrtë e Real Madritit ka vendosur t’a denoncojë Kamberin në polici për përndjekje, pasi doktori kishte ardhur nga Kosova, duke u shfaqur para shtëpisë së moderatores në Tiranë. Në këto kushte, moderatorja sportive, për të evituar përballjen është larguar nga lagjia e saj, duke i lënë takim doktorit në një zonë tjetër të Tiranës, pasi kishte njoftuar ndërkohë policinë.

Sapo Behar Kamberi është shfaqur në vendin e takimit, është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr 2 të Tiranës. Kamberi pritet të përballet me akuzën e përndjekjes.