Tentoi të arratisej nga burgu i Fierit, kapet në kohë i dënuari për vrasjen e Xhuliano Bullarit!

Aktualitet

Publikuar: 25/09/2025

Tentoi të arratisej nga burgu i Fierit, kapet në kohë i dënuari për vrasjen e Xhuliano Bullarit!

Një i burgosur ka tentuar të arratiset nga Burgu i Fierit ditën e mërkurë.

Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për Bledar Selmanajn, i dënuar për vrasje.

Ngjarja është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa Selmanaj ka tentuar të largohet nga ambientet e sigurisë së lartë, por është kapur në kohë nga efektivët e burgut.

Bledar Selmanaj rezulton të jetë vrasësi i Xhuljano Bullarit.

Ai ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset nga burgu, por që ka dështuar.

Ditën e djeshme ai ishte në ajrim, kur tentoi arratisjen por u pikas nga gardianët e burgut dhe u ndalua.