I ftuar në një intervistë mediatike, deputeti i PD, Edi Paloka, u shpreh se nëse i thoshin për të kandiduar për bashkinë e Tiranës, do ta mendonte.
Paloka tha se nuk do të mendonte për veten, por për demokratët në këtë rast.
“Po të më thonin, edhe do ta mendoja…po. Jo për veten. Edhe të tjerët kanë të drejtë të bëjnë zgjidhjet e veta dhe zgjedhjet e veta. Është një garë, që në kushtet që jemi, me Ramën nuk ka zgjedhje! Këtë gjë e them prej vitesh.” – u shpreh Paloka.