“SHBA janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK”, VanHorn takon Dumanin, zbulon çfarë diskutuan

Kryesore

Publikuar: 18/09/2025

“SHBA janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK”, VanHorn takon Dumanin, zbulon çfarë diskutuan

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani janë takuat sot, gjatë një vizite në ambientetet e Prokurorisë së Posaçme.

VanHorn vlerëson punën e SPAK-ut si të guximshme, në luftën kundër krimit, terrorizmit dhe trafikut të drogës, mbështetur nga institucionet e Administratës së presidentit Donald Trump.

Mesazhi i Ambasadës Amerikane:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan sot për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës. Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi takimet e fundit të Z. Dumani në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.