Zbulohet i dashuri i ri italian i Eva Muratit pas komentit për dasmën e ish të dashurit Genar Topalli

Dosje rozë

Publikuar: 16/09/2025

Zbulohet i dashuri i ri italian i Eva Muratit pas komentit për dasmën e ish të dashurit Genar Topalli

Dasma përrallore e djalit të Jozefina Topallit në kështjellën Vila Miani në Romë ka eklipsuar edhe ‘Diellën’, gjetjen e kryeministrit Edi Rama në qeverinë e re. Dasma u komentua gjerësisht në rrethet mediatike dhe politike për koston, ku u përmendën shifra 500 mijë euro dhe 1 milionë euro.

Bujë mediatike bëri një koment i Eva Murati, e cila dikur ka qenë në një lidhje me Genar Topallin, i cili u martua në Romë me modelen dhe prezantuesen sportive Cindy Marina.

Pra, ti po na thua se nuk do e doje një dasmë aq përrallore dhe një djalë aq të edukuar dhe të pasur?!”, e pyeti një komentues.

Eva iu përgjigj: “Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike”.

Komentet kanë vërshuar. Mes komenteve, një ndjekës duket se ka zbuluar edhe të dashurin e ri italian të moderatores Eva Murati.

Një komentues i bëri thirrje italianit Adriano Beao që të vinte të merrte të dashurën e tij, duke iu referuar Eva Muratit, pasi po humbiste mendjen pasi ish i dashuri i saj (Genar Topalli) sapo u martua.

Komentuesi i bën thirrje me ironi italianit që t’i blinte një çantë Chanel moderatores që të qetësohej nga xhelozia. Adriano Beao rezulton me shumë hyrje-dalje në Shqipëri. Prapaskena ka parë edhe një video kur italiani shfaqet në shoqërinë e moderatores Eva Murati.

Disa komentues pretendojnë se Adriano Beao është i përfshirë në pastrim parash dhe punë të tjera të paligjshme, por nuk ka prova për veprimtarinë e tij.