Apeli i GJKKO e la në burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit

Aktualitet

Publikuar: 16/09/2025

Apeli i GJKKO e la në burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit

Policia e Durrësit ka kryer ekzekutimin e vendimit për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon, në spital.

Sipas burimeve të Report Tv, Dako përfundoi në spital pasi mësoi vendimin që duhet të rikthehet në qeli, pasi i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 ditë dënim.

Sipas të dhënave, Dako ka pësuar aritmi dhe mori ndihmë në spital. Dako iu dorëzua Drejtorisë së Burgjeve.