Një raport i ri nga Zyra e Prokurorit të Spanjës ka zbuluar disa nga shumë grupet mafioze që veprojnë në vend.
Midis tyre ga grupe gangsterësh e deri te organizatat e mirëfillta mafioze, të cilët kanë zgjedhur të vendosen në Spanjë dhe ta bëjnë atë epiqendrën globale për krimin e organizuar transnacional.
Disa nga mafiet më të rrezikshme në botë kanë synuar Andaluzinë, duke e shndërruar Malagën dhe veçanërisht Marbelën në një qendër për kriminelë të sofistikuar.
Zbulimet vijnë nga Raporti Vjetor i vitit 2024 i Fiskal General del Estado (FGE) i publikuar së fundmi, i cili detajon se si po evoluojnë bandat, ku veprojnë dhe si po intensifikohet dhuna.
Raporti flet edhe për mafian shqiptare, dhe zbulon një detaj interesant mbi bashkëpunimin e tyre me mafian kineze.
“Ata bashkëpunojnë me shqiptarët në Malaga dhe Marbella, ndërkohë që drejtojnë edhe skema të mëdha falsifikimi, duke i bërë ata lojtarë kyç si në aspektin e kontrabandës ashtu edhe në atë të pastrimit të parave të këtij biznesi”, thuhet në raport.
Mafia shqiptare në raportin e Prokurorisë Spanjolle:
Bandat Shqiptare kanë krijuar me shpejtësi një vend si një nga organizatat më të fuqishme të drogës në Spanjë.
Ato dominojnë kultivimin e marijuanës në ambiente të mbyllura në Granada, duke lënë pas klanet tradicionale lokale dhe duke drejtuar operacione të sofistikuara të kontrabandës së kontejnerëve përmes Valencias.
Në Malaga, ata janë dokumentuar madje duke punuar krah për krah me bandat kineze në operacione të mëdha kokaine dhe pastrimi parash.
Një operacion i madh në Costa del Sol vitin e kaluar çoi në arrestimin e 30 personave – përfshirë një kriminel shqiptar – në një operacion që kapi 3.2 ton kokainë të kontrabanduar nga Ekuadori në Costa del Sol.
Në korrik të këtij viti, bosi i mafias shqiptare Juxhin Drazhi, një nga kriminelët më të kërkuar të drogës në Evropë, u arrestua ndërsa përpiqej të largohej nga vila e tij luksoze në Almuñecar, Granada.
/Voxnews