Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë, i ka dërguar një kërkesë SPAK-ut dhe Prokurorisë së Vlorës, për të hetuar keqfunksionim dhe abuzimet e konstatuara në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë.
Në shkresë, Dhoma Vendore e Avokatisë bën me dije se kanë konstatuar se Kadastrra në Vlorë është kthyer në një vatër të keqmenaxhimit dhe abuzimit, duke prodhuar pasiguri juridike masive dhe duke minuar të drejtën e pronës.
Sipas tyre, ka dyshime të arsyeshme për veprime të paligjshme, që mund të përbëjnë vepra penale si: shpërdorim detyre, korrupsion dhe pengim të drejtësisë.
“Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë kërkon nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) hetimin e plotë të çdo shkeljeje që përbën korrupsion ose shpërdorim të detyrës në nivel të lartë drejtues”, thuhet në kërkesë.
Reagim i Dhomës Vendore të Avokatisë Vlorë:
Mbi keqfunksionimin dhe keqmenaxhimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë
Drejtuar:
Duke u mbështetur në:
– Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila garanton të drejtën e pronës dhe sigurinë juridike të qytetarëve;
– Ligjin nr. 111/2018 “Për kadastrën”, i cili përcakton parimet dhe përgjegjësitë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës;
– Kompetencat e Dhomës së Avokatisë për mbrojtjen e të drejtave ligjore të qytetarëve dhe rolin e saj si zë i profesionit juridik;
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë KONSTATON:
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë:
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë angazhohet për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe, në rast të mosveprimit të institucioneve përkatëse, të ndërmarrë hapa të mëtejshëm ligjorë dhe ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
Ky reagim është një akt publik, një thirrje e drejtpërdrejtë dhe e fortë për llogaridhënie, hetim penal dhe veprim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.