Ministrat e “shkarkuar” reagojnë pas vendimit të Ramës/ Zegjine Çaushi: Historia me Gaz Bardhin ka mbaruar

Politikë

Publikuar: 12/09/2025

Ministrat e “shkarkuar” reagojnë pas vendimit të Ramës/ Zegjine Çaushi: Historia me Gaz Bardhin ka mbaruar

Ulsi Manja, Delina Ibrahimaj, Blendi Gonxhe kanë reaguar për ndryshimet e pozicioneve në qeveri, të cilët kryeministri Edi Rama i prezantoi një ditë më parë.Teksa mbërritën në seancën e parë për këtë sesion të ri të Kuvendit, reaguan edhe rreth vendimeve të kryesocialistit për të mos i lënë në pozicionet ministrore të mandatit të kaluar.

Nga ana tjetër socialistja Zegjine Çaushi deklaroi se nuk do të ketë më përplasje me Gaz Bardhin, teksa theksoi se do përgjegjësia e saj është e dyfishtë.

“Jam e emocionuar normale. Unë e kam thënë që historia me Gaz Bardhin ka mbaruar gjatë fushatës. Unë kam, një detyrim të dyfishtë pasi i detyrohem edhe Maldrita Bardhos”, u shpreh Zegjine Çaushi.