Aksident në aksin Rogozhinë-Lushnjë/ Autobusi i linjës Tiranë-Athinë përplas motorin, vdes drejtuesi

Kronike

Publikuar: 12/09/2025

Aksident në aksin Rogozhinë-Lushnjë/ Autobusi i linjës Tiranë-Athinë përplas motorin, vdes drejtuesi

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:25, në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Konjat.
Nga informacionet paraprake mësohet se jë autobus me targa greke, i linjës Tiranë-Athinë, ka përplasur një motor. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi Qemal Krasniqi, rreth 72 vjeç.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.