Ndodh në Tiranë! Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë qytetarin

Kronike

Publikuar: 10/09/2025

Ndodh në Tiranë! Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë qytetarin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut. Mësohet se një gardist pas një sherri me një qytetar ka nxjerrë armën e shërbimit duke e kërcënuar me jetë. Fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit. Ai është ndaluar nga policia dhe ngjarja është referuar në AMP ku kanë nisur menjëherë hetimet.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin dhe po këqyren nga grupi hetimor.