“Më mungon drita e syve të mi”/ Nëna e Martin Canit mesazh prekës në nisje të vitit shkollor

Aktualitet

Publikuar: 08/09/2025

“Më mungon drita e syve të mi”/ Nëna e Martin Canit mesazh prekës në nisje të vitit shkollor

Në nisje të vitit të ri shkollor, nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ka bërë një reagim prekës në rrjetet sociale.

E tronditur nga humbja e të birit, ajo shprehet se zemra e saj nuk e duron boshllëkun e krijuar nga mungesa e Martinit, ndërsa akuzon mësuesit për neglizhencë, duke theksuar se nuk morën masa për ta mbrojtur.

Po fillon një vit i ri shkollor pa ty dhe zemra ime nuk duron këtë boshllëk. Çdo ditë që kalon është e rëndë, më mungon buzëqeshja jote, dashuria dhe praninë jote. Ikja jote mizore nga kjo botë më mori frymën, por nuk mund të marrë kurrë dashurinë për ty. Dhimbja ime bëhet edhe më e madhe kur mendoj se kjo tragjedi mund të ishte shmangur. Mësuesit nuk të mbrojtën dhe nuk vunë në dijeni për zënkën që kishe me moshatarin tënd. Ishte neglizhenca e tyre që çoi deri këtu,” – shkruan ajo.

Martini u vra me thikë në afërsi të shkollës nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj.