Kandidati i listës së hapur i PD-së në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, që ka akuzuar më parë kolegët e tij brenda partisë, se i kanë vjedhur votat në zzgjedhjet e 11 majit, tha se vijon që të ketë besim se do të jetë në parlament.
Kalaja u shpreh në një intervistë në News24 se ka marrë më tepër se 8.200 vota në zgjedhje, duke thënë se është tjetësuar vullneti qytetar. Më pas, ai shtoi se për rastin e tij, SPAK ka nisur hetime për veprën penale “falsikim zgjedhor”.
“Kam dërguar në SPAK një sërë çështjesh, ndër të tjera edhe vendimin e KAS. Prokurori ka pranuar veprën penale të falsikimit zgjedhor në rastin tim, por se ka thënë se nuk e ka për kompetencë SPAK, sepse futet tek veprat e lehta. Në zgjedhjet e 11 majit kishte shkelje të mëdha. I është vënë detyrë Prokurorisë së Durrësit, që nëse ka indicie për grup të strukturuar kriminal, do të shkojë çështja më tej.
Unë kam marrë më shumë se 8.200 vota. Unë doja që të hapet KZAZ e Shijakut. Jam krenar që fushata ime ka kushtuar vetëm 6 mln të vjetra.
Qytetarët nuk kanë besim që mbrohet vota, unë iu kam thënë që votën do ua mbroj.Gjithçka buron nga vota, ajo duhet mos të tjetërsohet. Kam besim se do të jem në parlament.
Dua që të hapen kutitë, votat janë manipuluar. Unë rikuperova në disa kuti 105 vota. Votat shikohen thjesht fare nëpërmjet videove të KQZ. Është deformuar vullneti i qytetarëve. Unë do kërkoj të drejtën time dhe çështjen do e çoj në Gjykatën Kushtetuese“, tha ai./ TemA