Ky është 61-vjeçari që u vra nga kushëriri në Shkodër

Kronike

Publikuar: 29/08/2025

Ky është 61-vjeçari që u vra nga kushëriri në Shkodër

Personi që shihni në foto është 61-vjeçari Piro Prroni, i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, Ndoc Maçaj, i cili është vetëdorëzuar në polici.

Viktima dhe autori i dyshuar ishin kushërinj mes tyre dhe ngjarja dyshohet se erdhi si pasojë e një konflikti të hershëm për motive të dobëta.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se Prroni ka tentuar ta godasë me thikë, ndërsa Maçaj ka reaguar duke nxjerrë armën e zjarrit, një pistoletë me të cilën e ka qëlluar me një plumb në kraharor, i cili i ka shkaktuar vdekjen.

Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.