Kosova s’ia del sërish të konstituojë Kuvendin, nuk zgjidhet nënkryetari nga Lisa Serbe

Rajon

Publikuar: 28/08/2025

Kosova s’ia del sërish të konstituojë Kuvendin, nuk zgjidhet nënkryetari nga Lisa Serbe

Kosova nuk ia doli sërish të konstitujë Kuvendin. Deputetët u mblodhën për zgjedhur nënkryetarin nga radhët e Listës Serbe, por asnjë prej kandidaturave që u hodh në votim nuk mori dot votat e nevojshme.

Deputeti nga Lista Serbe, Branisllav Nikolliç, nuk mori asnjë votë për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës. Kundër tij votuan 55 deputetë dhe 25 abstenime.

As kryetari dhe deputeti i Listës Serbe, Zllatan Ellek, nuk i siguroi votat për nënkryetar.  Kundër Ellekut votuan 54 deputetë, ndërsa 19 të tjerë abstenuan.

Deputeti i tretë i hedhur në votim me short ishte Stefan Kovaçeviç, i cili nuk mori asnjë votë. Kundër tij votuan 54 deputetë, ndërsa 19 të tjerë abstenuan.

As dy deputetët e radhës të Listës Serbe, Serxhan Popoviq e Igor Simiq, nuk kanë marrë ndonjë votë në votimin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti nga pakica serbe, Nenad Rashiq, dështi të zgjidhet nënkryetar, ndërsa kjo është hera e dytë që ai nuk votohet për këtë post. Rashiqimori 56 vota për, 1 kundër dhe 20 abstenime.

Lista Serbe ka 9 deputetë dhe as ata vetë nuk votuan pasi duan që kandidat i tyre të jetë Sllavko Simiç, por emri i tij është hedhur 3 herë në votim dhe nuk ka marrë votat e nevojshme. Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, emri i një kandidati mund të hidhet në votim vetëm 3 herë.

Në vazhdimin e seancës, më 26 gusht, ata zgjodhën kryetarin dhe katër nënkryetarë. Konstituimi ngeci te votimi i kandidatit për nënkryetar nga pakica serbe.

Konstituimi i Kuvendit do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.