Ky është Dorian Beu, 46-vjeçarit që u kap në malin e Tomorit pasi ishte në kërkim si pjesë e një grupi trafiku droge. Ndaj tij, GJKKO kishte dhënë masën e sigurisë arrest në burg.
46-vjeçari është pjesë e grupit të trafikut të drogës të goditur nga SPAK në dhjetor të vitit 2023, i cili akuzohet për trafikimin e 356 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe hashash.
Një ndër drejtuesit e grupit ishte edhe Emirjan Beu, kushëri i Dorian Beut.
Emri i tij doli nga një hetim i SPAK, që çoi në goditjen e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe marijuanë, që vepronte në Itali dhe Shqipëri dhe që drejtohej nga Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço. Sipas Prokurorisë, grupi akuzohej për trafikimin e mbi 120 kg kokainë, 15 kg heroinë e pastër, 129 marijuanë dhe 92 kg hashash, të cilat u sekuestruan në Itali në disa episode të ndryshme.
Emirjan Beu është vëllai i Florida Beut, e cila zbuloi skandalin e korrupsionit të ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda. Ish-zëvendës ministrja i premtoi punë në ministri avokates Florida Beut në këmbim të 2 mijë eurove, një arke peshku dhe një telefoni.