Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, ka shkaktuar një gafë diplomatike në letrën e falënderimit drejtuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski. Dekoratën që i akordohej, Urdhri i Princeshës Olga, Spiropali e ka quajtur gabimisht “Urdhri i Shën Ollgës”, një dekoratë e lidhur me traditën ruse dhe jo ukrainase.
Analisti Basir Çollaku komentoi: “Mamica jonë e Parlamentit ka shënuar një gafë diplomatike. Deri në provokim. Urdhri i Shën Ollgës është dekoratë, jo ukrainase, por ruse. U krijua nga Cari Nikolla II i Rusisë më 11 shkurt 1913 me rastin e 300-vjetorit të dinastisë së Romanovëve dhe u shfuqizua nga revolucioni bolshevik i vitit 1917. Sot këtë dekoratë e akordon Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Vladimir Mihajloviç Gundajev, me emrin fetar Patriarku Ciril.”

Sqarim mbi dekoratën:
Dekorata që ministrja Elisa Spiropali mori nga Presidenti ukrainas quhet “Urdhri i Princeshës Olga” dhe është një nderim zyrtar ukrainas. Në letrën e saj të falënderimit, Spiropali e quajti “Urdhri i Shën Ollgës”, që është në fakt një dekoratë ruse, krijuar nga cari Nikolla II i Rusisë në vitin 1913 dhe nuk ka lidhje me Ukrainën moderne.