U përplas një ditë më parë në aksin Fier-Patos, ndërron jetë drejtuesi i motorit

Kronike

Publikuar: 20/08/2025

U përplas një ditë më parë në aksin Fier-Patos, ndërron jetë drejtuesi i motorit

Një ditë pas aksidentit në qytetin e Fierit, drejtuesi i motorit Gazment Gropa ka ndërruar jetë. Fillimisht, 30-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, por pas disa orësh nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Aksidenti u regjistrua një ditë më parë, 19 gusht, në aksin rrugor Fier-Patos. Si pasojë e aksidentit, u lënduan gjithashtu drejtuesi i automjetit, A. A., dhe pasagjerja në mjet, E. A., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ky aks rrugor gjatë muajve të verës është me trafik mjaft të rënduar, ndërsa nuk kanë munguar edhe aksidentet e shumta.