Deputeti vetëvritet në Parlamentin finlandez, policia rrethon zonën

Botë

Publikuar: 19/08/2025

Deputeti vetëvritet në Parlamentin finlandez, policia rrethon zonën

Një politikan finlandez ka vdekur në Parlamentin e Helsinkit, ndërsa policia dhe shërbimet e emergjencës kanë vërshuar në ndërtesën e kryeqytetit.

Sipas raportimeve, politikani i ka marrë jetën vetes, ndërsa policia nuk e trajton vdekjen si të dyshimtë.

Drejtori i Sigurisë së ndërtesës, Aaro Toivonen, i tha gazetës lokale ‘Iltalehti’ se policia po e trajtonte situatën.

Kryetari i Parlamentit, Jussi Halla-aho nuk komentoi për incidentin, por iu referua një deklarate të lëshuar nga policia për këtë çështje.

Sipas policisë, nuk duket të ketë ndonjë përfshirje kriminale në incident. Në vendngjarje ndodhen disa patrulla policie dhe shërbime emergjente.

Toivonen e përshkroi situatën për gazetën finlandeze Yle: “Po zhvillohet një mision, me autoritetet e shpëtimit, policinë dhe shërbimet e emergjencës në vendngjarje. Nuk mund të them më shumë se kaq në këtë fazë”.

“Nuk mund të them se cili ka qenë reagimi emergjent nga qendra e emergjencës. Parlamenti është një vend paksa i jashtëzakonshëm, kështu që dikush mund të imagjinojë se gjëra të tilla janë marrë në konsideratë kur situata ka qenë e paqartë”, shtoi ai.