Aksidenti i rëndë në aksin “Shkodër-Bushat”: Kamioni përplaset me 2 makina, vdes një prej shoferëve, 3 të plagosur

Kronike

Publikuar: 18/08/2025

Aksidenti i rëndë në aksin “Shkodër-Bushat”: Kamioni përplaset me 2 makina, vdes një prej shoferëve, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor në aksin Shkodër-Bushat, kur një kamion është përplasur me dy makina i ka marrë jetën shoferit të një mjeti

Shkaqet ende po hetohen ndërsa për nxjerrjen e personave nga makinat ndërhynë dhe forcat zjarrfikëse.

Fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra shoferi i një prej mjeteve ka humbur jetën. Ai udhëtonte me gruan dhe fëmijën, të cilët kanë arritur të shpëtojnë, por kanë marrë plagë të rënda.

E plagosur ka mbetur edhe drejtuesja e mjetit tjetër. Të tre janë transportuar nga ambulanca në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H. 

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia. 

Në vendngjarje mbërritën edhe forcat e policisë të cilat nisën hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor.