Rama thumbon Berishën: Pamje nga plazhet e Durrësit, ndryshe nga ata që thonë se turizmi ka ngecur

Aktualitet

Publikuar: 14/08/2025

Rama thumbon Berishën: Pamje nga plazhet e Durrësit, ndryshe nga ata që thonë se turizmi ka ngecur

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga plazhi i Durrësit, ku duken shumë pushues duke shijuar detin.

Në postimin e tij, Rama falënderon personin që i ka dërguar videon, duke mos i kursyer as ironitë.

“Faleminderit për këtë video kujt ma dërgoi!

Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur”, shkruan Rama.

Para disa ditësh kreu i PD Sali Berisha publikoi në rrjetet sociale një foto nga Durrësi, duke pretenduar se qyteti bregdetar ishte bosh dhe se turizmi po shkatërrohet nga qeveria.