E rëndë në Pogradec, 33-vjeçari hidhet nga pallati dhe ndërron jetë

Kronike

Publikuar: 14/08/2025

E rëndë në Pogradec, 33-vjeçari hidhet nga pallati dhe ndërron jetë

Një 33-vjeçar i ka dhënë fund tragjikisht jetës në rrethana të paqarta në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në qytetin e vogël juglindor, ku i riu ishte me pushime.

Rreth orës 12:40, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, në lagjen Nr. 1, shtetasi R. H., rreth 33 vjeç, i cila si pasojë humbi jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.