Dhunoi gruan dhe e kërcënoi me thikë, procedohet 68-vjeçari në Berat

Kronike

Publikuar: 14/08/2025

Dhunoi gruan dhe e kërcënoi me thikë, procedohet 68-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka proceduar penalisht një 68-vjeçar pasi dhunoi dhe kanosi me thikë bashkëshorten e tij.

Sipas raportimeve nga policia, M.K., ka dëmtuar me thikë edhe veten e tij.

Aktualisht 68-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të zbardhur të tjera detaje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin:

-M. K., 68 vjeç, banues në Berat, pasi ka dhunuar dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij. Gjithashtu, ai ka dëmtuar veten me mjetin prerës, dhe si pasojë është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;”, njoftoi policia. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.