Hamshori faqekuq i administratës shqiptare, zyrat e shtetit të kthyera në hotele pa pagesë, shërbimi ndaj epshit mbi shërbimin ndaj publikut

Dosje rozë

Publikuar: 13/08/2025

Hamshori faqekuq i administratës shqiptare, zyrat e shtetit të kthyera në hotele pa pagesë, shërbimi ndaj epshit mbi shërbimin ndaj publikut

Zyrat e shtetit janë shndërruar në një lloj hoteli ku shfrytëzohen kolltukët dhe divanët e rehatshëm pa pagesë për seks, e jo për t’u shërbyer qytetarëve. Shërbimi ndaj epshit ia “kërcen” shërbimit ndaj publikut.

Zyrtarët e administratës së shtetit kur i sheh në mëngjes duken si klientë të një hoteli, ku shkuarja në punë i përngjan shkuarjes në një “dejt”. Vishen, rruhen, kruhen, pispillosen të dyja sekset. Shumë ‘buzëkuqe” bëjnë aq shumë tualet sa nuk u hiqet as në “tualet”.

Zyrtarët e shtetit e fillojnë ditën duke gjerbur kafen e mëngjesit me pak politikë pa sheqer, nëpër kafenetë plot thashetheme, duke folur për çiftimet e reja nëpër zyra, duke prekur markat dhe tendencat e modës, apo duke “gjerbur” lajmet e portaleve, ndërsa qytetarët presin pas dyerve.

Nëpër dyqanet përreth kryeministrisë, sheh nëpunës që nuk shkojnë vetëm për një kafe të shpejtë apo për një “break” në pushim dreke. Ata vizitojnë shumë rehat gjatë orarit të punës lokalet apo restorantet trendy aty në zonën pranë detit, pranë “mbretit”.

Niveli i lartë i shpenzimeve nuk duket vetëm në restorant, në veshje, lyerje e zhgërryerje, në operacione plastike, ushqime dietike, shpenzime javore në supermarketet e nivelit të lartë, apo në mbulimin me sende të shtrenjta të qafës, kyçit apo pjesëve intime.

Këta zyrtarë të promovuar (shpesh familjarisht) në pika nevralgjike të administrimit të fondeve publike, fondeve europiane, apo pronave të shqiptarëve, shijojnë privilegjet e pushtetit, që përfshin seksin, paratë, dhe të ndjerit i paprekshëm, siodomos në orar të punës. Ky orar është alibia e një morali që bie era thartirë!

Nuk ka zyrtar të administratës publike që të justifikojë me pagën e lartë, jetën e shpenzimeve mujore që bën, duke filluar nga ajo çfarë vesh, çfarë ha, pi, përmjer më pas, e deri tek “dhuratat” që varin nëpër vesh e kyçe, pa harruar katër fundjava treditore shëtitjesh, në një muaj me 1.5, 2.5 apo 3.5 milion rrogë.

Edhe SPAK-istëve me gati 5 mijë euro rrogë nuk do u dilte të haheshin për shpenzime me ‘hamshorët’ apo kurtizanet e administratës shtetërore.

Statusi që u jepet nga pozita e tyre publike, shfrytëzohet nga një “garë” personale në zyra – kush ka më shumë “marrëdhënie”, kush bën më shumë seks e kush ka më shumë përfitime të veçanta. Është kthyer në normë: në zyrat e larta të shtetit, punojnë njerëz që askush nuk i ka respektuar dikur, diku në rrugë, a në lagje. Ata janë përzgjedhur apo ofrohen të vetëpërzgjidhen me “qiri”.

Ministritë janë kthyer në hapësira që shërbejnë për të përmbushur “takime të afërta” e “nevoja personale”. Korridoret e tyre shërbejnë si kthina pub-i për njohje të reja.

Për vajzat e shumta në korridoret e administratës, dita kalon me takime të vogla private, nëpër zyra, korridore, holle, deri në një ambient më të qetë të zyrës së “shefit”, ku bëhen “takime pune”. Hapësirat dhe aromat janë shumë ndjellëse në korridoret e ministrive, aty ku hierarkitë dhe detyrat shtetërore zbehen përpara dëshirave apo epsheve të fshehta.

Jo rrallë është dëgjuar për skena porno nëpër zyrat e shtetit.Nëse Safet Gjici arriti të realizonte ëndrrën e vet në zyrën e shtetit, diku e kishte parë e dëgjuar. Safeti u kap live se ishte i pasofistikuar, ndryshe nga shokët e tij titullarë në Tiranë, që nuk bien kollaj në gojën e rrezikut, aq sa t’i kapësh live, sepse janë profesionistë.

Tirana zyrtare ofron marrëdhënie elegante, të shpejta dhe shumë të sigurta. I gjithë hoteli – shtet është kthyer në një vend të sigurt seksi!

Qarkullojnë edhe nofka sipas aftësisë. “Hamshori faqekuq”, thirret nëpër korridore një zyrtar i lartë në Ministrinë e Financave. Me të qeshur kolegët e tij tregojnë se ka lënë me barrë përveç gruas së tij dhe fondeve publike, edhe një grua tjetër të një ministrie tjetër, eksperte në kulturë.

Thashethemet me seks në Ministrinë e Drejtësisë, nuk kanë të krahasuar. Të krijohet përshtypja se kjo ministri nuk e ka ndërruar akoma destinacionin e viteve ’90 kur ishte hotel Arbëria dhe aty shkreheshin të gjithë jabanxhijtë e seksit. Hamshorët e ish hotelit hyjnë faqebardhë e dalin faqekuqnga dyert e institucionit, pas orarit zyrtar.

Ministria e Brendshme ndan me të tjerat, një nivel më të lartë në ofertën e seksit.

Emërimet, kualifikimet, promovimet, përveç se kur janë familjarë të pushtetit, pjesa tjetër i takon “hamëshimit”. Është kjo një nga arsyet që administrata e shtetit funksionon si ChatGPT kur e lexon, por si Kim Kardashian kur e sheh.

Qytetari shqiptar paguan taksa për një administratë që duhet t’i përkushtohet zgjidhjes së problemeve të përditshme. Kjo po ndodh, problemet e “hotelit” administratë zgjidhen çdo ditë, në komoditet dhe privatësi sipas dëshirave dhe nevojave, rast pas rasti.

Urime administratës! Deri në 2030 nuk do mbetet asnjë dhomë bosh!