Vrasja dhe groposja e Enver Bajraktarit në Lipjan, arrestohet autori i dyshuar

Kronike

Publikuar: 12/08/2025

Vrasja dhe groposja e Enver Bajraktarit në Lipjan, arrestohet autori i dyshuar

Është arrestuar sot T.K., si i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Baincë të Lipjanit.

“Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar: T.K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për  rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit”, ka njoftuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës, për Rajonin e Prishtinës.

Viktima, Enver Bajraktari u gjet i vdekur dhe groposur më 5 gusht në një arë të mbjellur me misër në Baincë të Lipjanit.