Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët përparojnë drejt banesave të fshatit Xath

Aktualitet

Publikuar: 11/08/2025

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët përparojnë drejt banesave të fshatit Xath

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Xath të Fushë-Arrëzit, ku flakët kanë hyrë në brendësi të fshatit dhe po përparojnë drejt banesave.

Situata është alarmante, ndërsa zjarri po përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar pronat dhe jetën e banorëve.

Në muajt e fundit, vendi ynë është përfshirë shpesh nga zjarre masive, kryesisht për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së mjeteve të mjaftueshme zjarrfikëse, që e bëjnë më të vështirë kontrollin dhe shuarjen e zjarreve.