Tha PO! Cristiano Ronaldo propozon Georginën me unazën që po çmend rrjetin!

Show Biz

Publikuar: 11/08/2025

Tha PO! Cristiano Ronaldo propozon Georginën me unazën që po çmend rrjetin!

Cristiano Ronaldo i ka propozuar Georgina Rodríguez për martesë pas tetë vitesh lidhjeje, duke emocionuar fansat në mbarë botën.

Lajmi u konfirmua përmes një postimi në Instagram, ku Georgina ndau një foto të dorës së saj mbi dorën e Ronaldos, duke ekspozuar një unazë me diamant oval.

Ajo e shoqëroi imazhin me fjalët: “Po, dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”. Ky mesazh tregon qartë se Ronaldo i ka bërë propozim për martesë Georginës.

Çifti u njoh në vitin 2016, kur Georgina punonte në një dyqan Gucci në Madrid dhe Ronaldo erdhi aty për të blerë. Pas këtij propozimi, Ronaldo duket i gatshëm të përkushtohet më thellë ndaj familjes së tij dhe të kalojë më shumë kohë me të dashurit, përfshirë fëmijët e tij.

Ky hap i ri në jetën personale të yllit portugez mund të sinjalizojë edhe një perspektivë të ardhshme që përqendrohet më shumë në familje dhe ndoshta një pensionim të afërt nga futbolli.