Furnizonte kriminelët në Shkodër, arrestohet trafikanti i armëve në Tiranë

Kronike

Publikuar: 08/08/2025

Furnizonte kriminelët në Shkodër, arrestohet trafikanti i armëve në Tiranë

Policia ka arrestuar Aleksandër Maton 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij në zonën e Allias iu gjetën 2 pistoleta.

Ai dyshohet se do t’i shiste këto armë personave që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

I riu me precedent penal për prodhim dhe shitje narkotikësh, konsiderohet pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.

Arrestohet në Allias, një 28-vjeçar, banues në Shkodër, që dyshohet se do t’ua shiste armët e zjarrit, shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

I arrestuari, shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.

Në vijim të kontrolleve dhe punës intensive operative të Policisë së Tiranës, me fokus kapjen e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe për pasojë, janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Black market”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.”, njofton policia.