Ky është Ligor Doko, pronari i hotelit që strehonte killerin Pole Qorrin, si u diktua nga policia

Krim & Korrupsion

Publikuar: 04/08/2025

Ky është Ligor Doko, pronari i hotelit që strehonte killerin Pole Qorrin, si u diktua nga policia

Zbulon rolet e bashkëpunëtorëve të Flodian Plakut, allias Flodina Mamo, allias Flodian Serjani, i njohur si Pole Qorri, i cili fshihej në Hotel Doko në Orikum. Plaku ishte i skeduar nga policia si një personazh me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me lidhje me grupin e Roan Brahimit, ku dyshohet se ka marrë pjesë edhe në vrasjen e Gentjan Bejtjas, edhe ky i skeduar si një killer i rrezikshëm. Gjatë arrestimit iu kapën edhe dy pistoleta.

Pronari i hotelit ku strehohej Pole Qorri është ky personazh i quajtur Ligor Doko. Nuk dihet nëse strehimi i Plakut është një rast sporadik apo Doko e kishte kthyer hotelin në një strehë për njerëzit në kërkim.

Policia ka arrestuar edhe shtetasin Albano Lapshi, i cili i çonte ushqim në hotel Flodian Plakut. Armando Dano ishte berberi që shkonte në hotel për t’a qethur. Julian Aliaj, që u kap me pistoletë, shoqëronte Plakun. Aliaj ka qenë i dënuar me parë për trafik droge si pjesë e një bande që drejtohej nga Flodian Plaku.

Flodian Plaku ishte vënë nën vëzhgim nga policia për rreth dy muaj më parë. Në ditën e ndërhyrjes dhe arrestimit të tij, është ndjekur edhe lëvizja e Albano Lapshit dhe Armando Danos, me origjinë nga Shkodra, i njohur si “Berberi”, të cilët po shkonin drejt hotelit ku fshihej Plaku.

Flodian Plaku jetonte kryesisht në Greqi e Itali, dhe ishte shpallur në kërkim pas masës “arrest në burg” lëshuar ndaj tij nën akuzë si një nga tre autorët e vrasjes së ish-policit Gentjan Bejtja në Larushk të Fushë-Krujës, brenda rrethimit të banesës së tij, teksa ujiste perimet në kopsht dhe në prani të familjarëve.

Krimi dyshohet se ndodhi me motive hakmarrjeje, si pasojë e luftës së për hakmarrje dhe rivalitet mes grupeve kriminale të Fushë-Krujës, Ervis Martinajt, Indrit Dokles dhe Durim Bamit.

Vetëm 4 ditë pasi u vra Gentjan Bejtja, policia arrestoi në flagrancë Ilir Beqarajn – alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari – 41 vjeç, dhe Edison Haxhiun, 30 vjeç, si të dyshuar për ekzekutimin mafioz, bashkëpunëtorë. Pas ngjarjes ata dogjën makinën e krimit dhe armët në periferi e u larguan me një tjetër mjet.