Merr kthesë tjetër vdekja e 52-vjeçares që u gjet në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

Kronike

Publikuar: 28/07/2025

Merr kthesë tjetër vdekja e 52-vjeçares që u gjet në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

Një ngjarje e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.1 në Pogradec. Banesa e 52-vjeçares Kozeta Teço u përfshi nga flakët dhe si pasojë 52-vjeçarja humbi jetën.

Fillimisht u raportua se Teço humbi jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi. Por hetimet kanë marrë një kthesë tjetër.

Policia ka dyshime se 52-vjeçarja mund të jetë vrarë. Uniformat blu janë kthyer edhe një here në vendin e ngjarjes, ndërkohë që është bërë këqyrja e trupit të viktimës ku janë konstatuar shenja dhune.

E ndjera jetonte e vetme në banesë.