Flet i dyshuari për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec: Ç’ne unë mo, nuk jam unë vrasësi

Kronike

Publikuar: 28/07/2025

Flet i dyshuari për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec: Ç’ne unë mo, nuk jam unë vrasësi

Ilirjan Selmani është i riu i shoqëruar nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Toçe.

Sipas raportimeve autori i dyshuar i krimit mësohet se ka pasur lidhje intime me viktimën, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj të djegur, në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit.

Ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. “Nuk jam unë vrasësi, jo,” thotë ai.

I pyetur nga gazetarët “Pse e bëre vrasjen?”, i riu përgjigjet:
“Çfarë vrasje mo?”

Ndërsa ata ngulmojnë duke e pytur nëse e ka vrarë ai, Selmani përgjgijet:
“Ç’ne unë mo?!”

Gruaja u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në banesën, e cila ishte përfshirë nga flakët.

“Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr. Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja. 

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia në informacionin paraprak.