Vrasja e Anesti Ramës/ 55-vjeçari i arrestuar mohon akuzat, dyshime se vajza kishte lidhje intime me bashkëpunëtorin e saj!

Kronike

Publikuar: 26/07/2025

Vrasja e Anesti Ramës/ 55-vjeçari i arrestuar mohon akuzat, dyshime se vajza kishte lidhje intime me bashkëpunëtorin e saj!

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e 55-vjeçarit Çlirim Dogani i cili u prangos si bashkëpunëtor i Emanilda Ramës në vrasjen e babait të saj në Fier.

Mësohet se grupi hetimor ka dyshime se vajza ka qenë në një lidhje me Doganin.

55-vjeçari rezulton se i martuar dhe ka fëmijë të rritur.

Nga ana tjetër 26-vjeçarja së fundmi ka qenë ndarë nga partneri.

Sipas raportimeve e reja ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera.

Ngjarja dyshohet se mund te ketë ndodhur pasi babai i 26-vjeçares nuk ka pranuar lidhjen me 55-vjeçarin i cili ishtë një vit më i vogël se viktima.

Dogani i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndërsa ka theksuar se ditën që ka ndodhur ngjarja ka qënë në fshatin e tij. 

55-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse për të mbytur Ramën. 

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar edhe nëna e 26-vjeçares, Valbona Rama pasi ajo dyshohet se ka ndihmuar në pastrimin e ambientit për të mos lënë gjurmë të aktit të rëndë.