Fshesa nëpër bashki / Pse Rama nuk shkarkon drejtorët që rekomandoi KLSH-ja për qindra milionë euro dëm ekonomik? Standardi që kompromenton lëvizjen e kryeministrit

Investigim

Publikuar: 23/07/2025

Fshesa nëpër bashki / Pse Rama nuk shkarkon drejtorët që rekomandoi KLSH-ja për qindra milionë euro dëm ekonomik? Standardi që kompromenton lëvizjen e kryeministrit

Pas konfirmimit të mandatit të katërt qeverisës, kryeministri Edi Rama ka nisur zbatimin e një reforme të pretenduar në pushtetin vendor, duke shkarkuar në bllok drejtorët e bashkive, nënkryetarët dhe krerët e njësive administrative, një lëvizje e kritikuar si ndërhyrje e ekzekutivit në kompetencat e pushtetit lokal. Në të njëjtën kohë, Rama njoftoi shkrirjen e AKU. Pas fshesës nënër bashki, furtuta do të përfshijë pushtetin qëndror, ministri, degë ministrish dhe drejtori.

Por në një kohë kur kryeministri Rama kërkoi edhe shkarkimin e drejtorëve në Bashkinë e Konsipolit, praktikisht ka marrë në mbrojtje drejtorët, të cilët Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar të shkarkohen si përgjegjës abuzimin me pronat dhe paratë publike, duke i krijuar buxhetit të shtetit një ‘gropë’ qindra milionë euro.

Rekomandimet e KLSH për shkarkimin nga detyra të drejtorëve, bazuar në evidenca për veprimtarinë e tyre të paligjishme, janë refuzuar dhe sfiduar nga pushteti dhe ministrat përkatës, duke mbajtur në detyrë drejtorët e skeduar për abuzime dhe kërdi me pasuritë publike. Kërkohet largimi i një dejtori, për shembull kreu i AMP-së vetëm se nuk zbatoi urdhërin verbal për të shkarkuar një punonjës, ndërkohë mbahet në deyrë, për shembull administratori i Albpetrol Eltar Deda, i cili sipas raporteve të KLSH i ka shkaktuar shtetit shqipar dhjetëra milionë euro dëm ekonomik.

Kërkohet shkarkimi i një nënkryetari te bashkia periferike, ndërkohë që merret në mbrojtje drejtoresha e Spitalit Ushtarak, Edlira Bode, për të cilën KLSH ka kërkuar të shkarkohet nga detyra për afera korruptive me tendera dhe keqadministrim të spitalit. Ky standard vendos në dyshim reformën e pretenduar të Ramës në administratën publike, fillimisht në nivel lokal.

Drejtori i AKBN Erind Sulo, nuk monitoron hidrocentralet

Disa ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkoi shkarkimin e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), Erlind Sulo, në përfundim të një auditimi që kreu pas përmbytjes së shkaktuar nga prishja e murit rrethues të Hidrocentralit Sasaj, në zonën e Bunecit në Himarë, në janar të vitit 2025.

Në përfundim të auditit, KLSH konstatoi se koncesionari nuk ka respektuar kushtet teknike të kontratës, afatet e përcaktuara dhe detyrimet ligjore për raportim dhe dokumentacion, duke përfshirë edhe mosrespektimin e fuqisë së projektuar, mungesën e dokumentacionit teknik të plotë, si dhe neglizhencën në sigurimin e strukturave kryesore, veçanërisht të basenit të presionit, dëmtimi i të cilit solli pasoja të konsiderueshme në mjedis dhe komunitet.

Gjatë auditimit u konstatua se shkeljet e përsëritura të koncesionarit kanë kaluar pa u verifikuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, struktura përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të detyrimeve nga ana e kompanive koncesionare të hidrocentraleve private.

Në foto: Pjesë nga raporti i KLSH-së, pas auditimit në hidrocentralin Sasaj, Bunec

Bazuar në këto gjetje, KLSH propozon shkarkimin e drejtorit ekzekutiv të AKBN-së, Erlind Sulo. E njëjta kërkesë është edhe për Drejtorin e Drejtorisë së Monitorimit në AKBN, E.M. Ndërkohë, audituesit shtetërorë kanë gjetur shkelje në veprimtarinë edhe të të paktën 8 ish-zyrtarëve të tjerë të institucionit. Por, Sulo nuk ka gjasa të largohet nga qeveria për abuzimet e konstatuara nga KLSH. Sulo do largohet vetëm kur të bëjë rezistencë për të firmosur ndonjë aferë, nëse e kap SPAK-ut dhe nëse rritet në detyrë.

‘Doktori’ i Albpetrolit Eltar Deda

Kur Eltar Deda mori detyrën e Administratorit të “Albpetrol”, në Tetor 2022, detyra e tij kryesore ishte rekuperimi i dëmeve të mëdha ekonomike që i ishin shkaktuar kompanisë shtetërore të naftës nga paraardhësit e tij.

Në një audit të kryer dy vite më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi problematika të shumta, të cilat i kishin shkaktuar kompanisë humbje ose fitim të munguar, që llogaritet në miliona dollar.

Dëmet financiare lidheshin me disa procedura ankandi për shitjen e naftës; debitë e mëdha të krijuara nga mos-pagesa e energjisë elektrike nga ana e kompanive koncesionare që operojnë së bashku me Albpetrol-in; trajtimin financiar të dyshimtë të anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës; si edhe në tendera të ndryshëm.

Emërimi i Eltar Dedës u konsiderua si “ilaçi” për përmirësimin e situatës së rëndë financiare në kompaninë gjigande të Albpetrolit.

Por, në një audit të përfunduar në 2023 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, me fokus kryesisht verifikimin e zbatimit të rekomandimeve të lëna më parë, konstatoi se situata e rëndë vijon të thellohet.

KLSH ka mbyllur auditin e përputhshmërisë së ‘Albpetrol” për vitin 2021-2022. Në përfundim të tij ka rekomanduar shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të administratorit Eltar Deda.

Pra, sipas KLSH-së, Deda, i cili më herët ka qenë deputet i Partisë Socialiste, ka dështuar plotësisht vetëm në dy muaj detyrë (nga emërimi në tetor 2022 deri në dhjetor 2022, koha e auditimit).

Rekomandimi ndaj tij është një “karton i kuq”. Të largohet nga detyra, si personi kryesor përgjegjës për mos-marrjen e masave të nevojshme në përmirësimin e situatës financiare të shoqërisë “Albpetrol”.

Përgjegjësia e Eltar Dedës kërkohet më shumë tek mos-veprimi i tij për rikuperimin e humbjeve të shkaktuara ndër vite, që rëndojnë bilancin tregtar të kompanisë.

Por, gjithashtu, KLSH ka konstatuar problematika që rëndojnë mbi Eltar Dedën edhe në disa procedura tenderuese qindra-milionë lekë, të zhvilluar në fund të vitit 2022, në kohën që ai e kishte marrë detyrën.

Rekomandimi i KLSH u injorua. Eltar Deda vijon ende të jetë administrator i Albpetrol. Konstoja e qëndrimit të tij është dhjetëra milionë euro. Në media janë publikuar fakte për afera me tenderat, favorizim të Bankres, shpërdorime dhe abuzime të larmishme. Gjithashtu, Prapaskena mëson se një dosje voluminoze qëndron në SPAK, me protagonist pikërisht Eltar Dedën, për një sagë abuzimesh dhe shpërdorimesh në Albpetrol.

Edlira Bode, drejtoreshë e Spitalit Ushtarak

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar që në shtator të vitit 2023 shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së Spitalit Universitar të Traumës, Edlira Bode, për afera me tendera, mungesë ilaçesh, për ilaçe të skaduara, keqadministrim të spitalit etj.

Rekomandohet për ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës” për:1.Znj.E. B., me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i SUT-së: Në cilësinë e Titullarit te institucionit dhe njëkohësisht të Nëpunësit Autorizues nuk ka hartuar dhe miratuar gjurmën e auditit për monitorimin dhe zbatimin e kontratave përgjatë periudhës së ushtrimit të funksionit të Drejtorit të Përgjithshëm brenda periudhës se auditimit, duke mos siguruar kontrollin e brendshëm kryesisht për të gjitha proceset ekonomiko financiare kryesisht për shërbimet e prokuruara dhe blerjet e barnave , materialeve te mjekimit dhe kryesisht të materialeve ortopedike. Duke vepruar në mospërputhje me përcaktimet e nenit 5 të ligjit Nr.10296, datë 8.7.2010 për menaxhimin financiar dhe kontrollin, kreun III, piken 2 te Rregullores se brendshme te SUT nr.1195/3 date 03.06.2022”.

Fillimisht ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e më tej pasardhësja e saj, Albana Koçiu, kanë refuzuar të ndërmarrin masën penalizuese ndaj Edlira Bodes, një bashkëpunëtore e hershme e kryeministrit Edi Rama. Nën mbrojtjen e Ramës, Edlira Bode ka vijuar aferat me tendera, duke diktuar miliona euro për rrethin klientelist, trafikantë droge, bosë prostitucioni dhe grupe kriminale.

Ilirjan Mandro, Rektori i Akademisë së Sigurisë

Ilirjan Mandro mban postin e Rektorit të Akademisë së Sigurisë. Madro është edhe pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, aty ku bashkëshortja është pedagoge e brendshme, ndërsa i biri student, profili gjyqtar, një rart i paprecendentë.

Nën drejtimin e Ilirjan Mandros, Akademia e Sigurisë është përfshirë në abuzime të rënda financiare, të cilat duhet të jenë objekt i SPAK-ut. Në një raport të muajit dhjetor 2024, KLSH i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha shkarkimin e Ilirjan Mandros nga detyra.

Por, ky rekomandim deri më tani është injoruar nga ministri i Brendshëm.

Mimoza Dhëmbi, një aferë flagrante

Në tetor të vitit 2023, KLSH mbylli një auditim në Ministrinë e Financave, ku kontrolloi se si ishte zbatuar buxheti i vitit 2022. Nga auditimi u zbulua një mori shkeljesh. KLSH rekomandoi shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit, Mimoza Dhëmbi, e njohur si Shoqe Moza.

KLSH konstatoi se Shoqja Moza nuk ka zbatuar shumicën e rekomandimeve të KLSH, duke arritur deri aty sa disa dhe nuk i ka pranuar fare.

Përveç kësaj, KLSH ka zbuluar se zonja në fjalë nuk ka respektuar disiplinën fiskale, konstatuar kjo në të gjitha fazat e planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit të buxhetit, në kundërshtim me kërkesat e LOB-it, që konsistojnë në: rialokime për projektet e investimeve me financim të brendshëm pa respektuar radhën prioritare në buxhetim, keqklasifikimin e investimeve, krijimin e kushteve për marrjen e angazhimeve pa fonde buxhetore, problematika në lidhje me procesin e detajimit të fondeve për rindërtimin, detajimin e projekteve të investimeve publike me akt normativ pa kaluar në PBA, shkurtimin e fondeve të investimit në momentin e lidhjes së kontratës dhe rialokimin e këtyre fondeve drejt projekteve me detyrime të prapambetura, mungesën e monitorimit të stokut të detyrimeve të prapambetura, pasi nuk raportohet në vlerën e saktë dhe mbetet jashtë treguesve të konsoliduar fiskalë, gjenerimi i penaliteteve nga mosekzekutimi në kohë i vendimeve të GJEDNJ, etj.

KLSH konstatoi edhe rikonstruksionin e një shkolle, që nuk është shtetërore dhe që shkel rrjedhimisht ligjin për Prokurimet Publike. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e shkollës profesionale “Herman Gmeiner”, në pronësi të Shoqatës “SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqiptarë”. Fondi për rikonstruksionin e së cilës kap vlerën e 300 mijë eurove që kanë kaluar nga buxheti i shtetit.

Rikonstruksioni i shkollës private me para publike u bë në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

KLSH kërkon shkarkimin e Mimoza Dhëmbit: Rikonstruktoi 300 mijë

Çfarë ndodhi? Ndaj Shoqe Mozës jo vetëm që nuk pati masë ndëshkuese, por ajo u mor në mbrojtje nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalësi. Në mënyrë tërësisht të paligjshme dhe duke përdorur mandatin e deputetit për interesa korruptive, Shalsi thirri në komision Mimoza Dhëmbin për t’a ballafaqur me KLSH, duke ushtruar presion mbi KLSH-në.