Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri i shumëkërkuari, Denis Bajri! I akuzuar për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Kronike

Publikuar: 23/07/2025

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri i shumëkërkuari, Denis Bajri! I akuzuar për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Policia e Shtetit ka njoftuar për finalizimin e ekstradimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë të shtetasit shqiptar Denis Bajroviç, 37 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një sërë veprash të rënda penale.

Operacioni u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të Interpol Tiranës me autoritetet e Emirateve, si pjesë e aksionit të koduar “The Wanted”.

Rreth orës 16:30 të ditës së sotme, procedurat e ekstradimit u përmbyllën me sukses dhe Denis Bajroviç u transferua në Shqipëri.Finalizohen procedurat për ekstradimin e shtetasit shqiptar D. B., nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri.

Në vijim të bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, rreth orës 16:30, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar D. B., 37 vjeç.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi D. B, në përfundim të procedurave iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve.