Nga buron agresiviteti i Arjan Konomin dhe një histori me ish të dashurin e dhundhëm që trazoi Presidencën

Aktualitet

Publikuar: 22/07/2025

Nga buron agresiviteti i Arjan Konomin dhe një histori me ish të dashurin e dhundhëm që trazoi Presidencën

Analisti dhe aktivisti i ‘Shqipëria Bëhet’ Arjan Konomi është përfshirë në telenovelën e politikës shqiptare, me protagonistë Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj, të cilët kanë nisur të grinden se cilit i takon mandati i vetëm që fitoi koalicioni i tyre në zgjedhjet e 11 majit. Në një video të publikuar, me një gjuhë agresive, Konomi i bëri thirrje Zeqir Kordhonit (kandidat për deputet aktual në koalicionin Lapaj-Shabani dhe njëkohësisht daja i Endri Shabanit) që të heqë dorë nga mandati i deputetit, ndërsa i përmendi edhe emrat e fëmijëve të tij. Përmendja e fëmijëve u lexuar si një mesazh kërcënues nga disa media.

Pas mesazhit ndaj Kordhonit, Arjan Konomi, përmes një tjetër video, ka shpërthyer me fjalë të rënda ndaj drejtuesit të “Nisma Thurje”, Endrit Shabani, pasi ky i fundit e akuzon Konomin për fjalë të pathëna sipas tij. Me një gjuhë edhe më agresive, Konomi shprehet se do ta pështyjë në fytyrë Endrit Shabanin, ndërsa e bullizon për aspekte fizike.

Po nga buron agresiviteti i aktivistit partiak Konomi? Disa burime flasin për një ekspozim ndaj dhunës gjatë rinisë, edhe pse shkaqet e shpërthimit me natyrë histerike të Konomit mund të jenë të ndryshme dhe komplekse.

Sipas disa dëshmive të kryqëzuara, një nga episodet e dhunës ka ndodhur në vitin 2003, kur Konomi punonte në Presidencë, si përfaqësues për mediat i Presidentit Alfred Moisiu.

Konomi denoncoi se ishte dhunuar nga një person muskuloz dhe tejet agresiv, i cili i kishte hyrë në banesë. Rrahja e Konomit shqetësoi edhe Presidentin Mosiu, i cili shtoi trysninë ndaj Policisë së Shtetit për të zbardhur ngjarjen. Si për çudi, dhunuesi u identifikua lehtësisht dhe u paraqit me zell në komisarit, duke rrëfyer versionin e tij.

Prapaskena ka lexuar dëshminë e dhunuesit të Konomit në polici. Ai ka rrëfyer se ishte në një raport dashuror me analistin dhe se ky i fundit e kishte tradhtuar me një rival të tij në fushën e dashurisë. Mentaliteti i tij e konsideronte si një reagim normal aktin e dhunës ndaj partnerit në rast tradhtie. Ishte koha kur legjislacioni pothuasje nuk ekzistonte për veprën penale të dhunës ndaj personit që është bashkëshort, ish- bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt.

Nuk dihet se si shkoi fati i kësaj dosje, por pas këtij incidenti Konomi u larguar nga Presidenca. Një burim tha se analisti Konomi nuk iku me vullnetin e tij nga Presidenca, por i krijuan rrethanat. Madje, sipas këtij burimi, Konomi ka bërë rezistencë, duke paralajmëruar Mosiun se do të ankohej tek Ambasada Holandeze dhe në Strasburg.

Si nisi përplasja Shabani-Lapaj?

Zeqir Kordhoni, daja i Shabanit, nuk heq dorë nga kërkesa për t’u bërë deputet, mes Lapajt dhe kreut të Nismës Thurje nisi një përplasje publike.

I pari reagim erdhi nga Lapaj menjëherë sapo u publikua lajmi se Kordhoni kishte dërguar letër në KQZ ku kërkonte të merrte mandatin nëse i vjen radha. Lapaj thotë se Shabani e preu në besë, pasi ai është angazhuar publikisht për hapjen e listave dhe mbushjen e listave të mbyllura me familjarë.

Fillimisht Endri Shabani iu përgjigj aleatit Lapaj përmes këtyre vargjeve të një poezie ku duket se nënkuptonte se tashmë dajën e tij nuk e kishte më në kontroll. “Mora pushkën dola malit, Të luftoja në furtunë; Ku ta dija unë i ngrati, Se armiku isha unë.”

Por fill pas kësaj, përplasja në distancë u bë edhe më e ashpër, pasi Endri Shabani e akuzoi Lapajn publikisht se kërcënoi dajën e tij Kordhoni me fëmijët dhe për këtë arsye ai zgjodhi të mos tërhiqet nga kjo përplasje.