Rama: Sekuestrohen 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish!

Politikë

Publikuar: 19/07/2025

Rama: Sekuestrohen 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish!

Në një postim në Facebook, Rama bën me dije se në gjashtë ditët e para të aksionit për kontrollin e tregut nga ushqimet që shiten pa faturë janë sekuestruar në total 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish.

“Vijon papushim sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë”, shkruan kryeministri Edi Rama, krahas një videoje ku duken produktet e sekuestruara ditët e fundit.