Gazetari: Renis Dobra u vra për 10 mijë euro

Aktualitet

Publikuar: 19/07/2025

Gazetari: Renis Dobra u vra për 10 mijë euro

Detaje të reja dalin lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut.

23-vjeçari dyshohet se është mbytur me litar pas prishjes së pazareve të drogës me katër autorët e dyshuar të krimit, Petrit Çakrri, dhe 3 vëllezërit, Fatjon, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj.

Gazetari Igli Çelmeta tha sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 se Renis Dobra u vra për 10 mijë euro, shuma që kishte kushtuar lënda narkotike në Gjermani, të cilën mendohet se Dobrës ia ka kapur policia.Çelmeta tha se autorët i bënë pritë viktimës rreth 950 metra larg banesës së tij dhe se ishte babai i viktimës që ra në gjurmët e 23-vjeçarit fillimisht dhe më pas policia.

“Ngjarja ka ndodhur rreth 30 km larg nga ku është rrëmbyer Renis Dobra. Fillimisht ka qenë babai i cili ka gjetur shapkën e djalit në rrugë. Trupi është gjetur nga familjarët rreth orës 4 të mëngjesit. Pastaj është lajmëruar policia dhe ka nisur zbardhja e ngjarjes e ndihmuar edhe nga dëshmitë e familjarëve, të cilët kanë arritur edhe ata të sigurojnë pamje të kamerave, sidomos atyre afër banesës. Kjo ngjarje është e mirëmenduar dhe e përgatitur për ta vrarë”, tha gazetari.Igli Çelmeta: Fillimisht autorët e dyshuar kanë marrë automjet me qira, të cilët kanë lëvizur në qytetin e Burrelit dhe më pas në fshatin Zenishtë ku kishte banesën Dobra. Kanë parë që rruga ka qenë e prishur, pasi automjeti Golf 7 nuk mund të lëvizte me shpejtësi, kështu që një ditë më pas kanë ndërruar automjet, kanë marrë një Hyundai dhe Range Rover. Kur është ndjekur në drejtim të banesës ka qenë Hyndai i bardhë, më pas edhe Range Rover.

I kanë bërë pritë rreth 950 m larg banesës së tij. Në ato momente ka qenë duke kaluar edhe një i afërm i viktimës, që ka parë momentin kur autorët i kanë prerë rrugën. Autorët i kanë thënë kushëririt të Dobrës të largohej dhe i afërmi ka dyshuar se kanë qenë forca operacionale të policisë. Kushëriri ka lajmëruar babanë e Renisit dhe kanë shkuar në komisariatin e Burrelit nëse është arrestuar 22 vjeçari.Aty është kuptuar se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale, një rrëmbim. Familjarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e djalit të tyre. Por ngjarja ka ndodhur rreth 30 km larg nga ku është rrëmbyer Renis Dobra. Fillimisht ka qenë babai i cili ka gjetur shapkën e djalit në rrugë. Trupi është gjetur nga familjarët rreth orës 4 të mëngjesit. Pastaj është lajmëruar policia dhe ka nisur zbardhja e ngjarjes e ndihmuar edhe nga dëshmitë e familjarëve, të cilët kanë arritur edhe ata të sigurojnë pamje të kamerave, sidomos atyre afër banesës.