Aksident në Tiranë/ Përplaset për vdekje 54-vjeçari që lëvizte me biçikletë

Kronike

Publikuar: 19/07/2025

Aksident në Tiranë/ Përplaset për vdekje 54-vjeçari që lëvizte me biçikletë

Një shofer 27-vjeçar ka përplasur me automjet për vdekje një 54-vjeçar që po lëvizte me biçikletë në Tiranë.

“Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.