Vrasja e Renis Dobrës, arrestohet Petrit Çakri; autori tjetër kapet në Tiranë, detajet nga operacioni

Kronike

Publikuar: 16/07/2025

Vrasja e Renis Dobrës, arrestohet Petrit Çakri; autori tjetër kapet në Tiranë, detajet nga operacioni

Renis Dobra, 23 vjeç, u ekzekutua pak ditë më parë, ndërsa trupi i tij u gjet në liqenin e Shkopetit në datën 8 korrik.

Lidhur me krimin u ngritën disa dyshime dhe pista, ndërsa në orët e para të mëngjesit të së mërkurës janë arrestuar dy persona.

Bëhet fjalë për Petrit Çakrin, një emër i njohur për organet ligjzbatuese, dhe Fatjon Bushgjokën. Çakri u arrestua në Lekbibaj të Tropojës, ndërsa Bushgjoka në Tiranë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë Kristi Bushgjokaj dhe Aleksander Bushgjokaj

Çakri dyshohet se ka marrë dy makina me qira, të cilat janë përdorur në krim. Sipas raportimeve, ai është zbuluar nga GPS e automjeteve nga ku hetuesit përmes pamjeve filmike kanë mundur të zbulojnë të tjera detaje që kanë të bëjnë me lëvizjet, që përkojnë edhe me ato të viktimës Renis Dobra. Në këtë mënyrë duket se grupi hetimor ka ngritur dyshimet lidhur me atë që autorët e dyshuar kanë ndjekur viktimën deri në eleminimin e tij