Arrestohen / Kush janë vrasësit e Renis Dobrës, hajduti i famshëm Fatjon Bushgjoka dhe mashtruesi Petrit Çakrri

Krim & Korrupsion

Publikuar: 16/07/2025

Arrestohen / Kush janë vrasësit e Renis Dobrës, hajduti i famshëm Fatjon Bushgjoka dhe mashtruesi Petrit Çakrri

Janë arrestuar 2 nga autorët e dyshuar për vrasjen e 22-vjeçarit, Renis Dobra krimi ndodhur mbërmjen e 8 korrikut në Madhesh të Ulzës.

Në pranga kanë rënë Petrit Çakrri, i cili është kapur nga blutë në Lekbibaj të Tropojës, si edhe Fatjon Bushgjoka, që u arrestua në Tiranë, që të dy emra të njohur për veprimtari kriminale. Të arrestuarit ndodhen në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ndërkohë mësohet se dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasit Kristi Bushgjokaj alias Kristë Bushgjokaj dhe Aleksander Bushgjokaj alias Aleksandër Bushgjokaj.

Fatjon Bushgjokaj u arratis nga burgu i Rogozhinës në vitin 2019, ku kryente dënimin për vjedhje të përsëritur. Ai u arrestua në vitin 2017 bashkë me vëllezërit e tij, ndërkohë që në skemë ishte përfshirë edhe një vajzë, e cila ishte e dashura e Bushgjokës.

Fatjon Bushgjokaj, dhe e dashura e tij, Kristina Pjetri, e cilësonin njëri-tjetrin si Bonnie e Clyde, (çifti i famshëm i grabitësve amerikanë), ndërkohë që grabitjet e tyre tmerruan Tiranën.

Në profilet e të dyve në “Facebook” shihej një foto e duarve bashkuar në makinë, ndërsa Pjetri kishte një foto çift, “Bonnie e Clyde”. Bashkë me ta, policia arrestoi edhe vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, A. Bushgjokaj 17 vjeç dhe Ndue Bushgjokaj 24 vjeç si dhe 19-vjeçarin Elton Leka.

Ndaj Bushgjokës ka pasur një masë sigurie arrest me burg edhe në vitin 2021 nga Gjykata e Kurbinit për grabitje me dhunë të një ish-efektivi të policisë së burgjeve. Ata mësohet se e kishin faturuar punonjësin e burgjeve si taksist (punonte edhe si taksises) për t’i dërguar në Mamurras, por kur janë afruar në një zonë të pabanuar e kanë dhunuar me sende të forta dhe i kanë marrë automjetin e më pas janë larguar.

Petrit Çakrri, një prej dëshmitarëve okularë i vrasjes së ish deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, është një personazh i skeduar për mashtrim.

Petrit Çakrri, i cili pasi dha dëshminë për atë që njihet si procesi i Shekullit, rezulton të ketë patur procedentë të shumtë penalë, që nga vjedhjet e deri tek përplasjet me policinë. Në vitin 2017 u arrestua nën dyshimet për mashtrim me pasoja të rënda.

Ku në aktakuzë thuhej se ai kishte mashtruar një biznesmen nga Vora, të cilit i kishte marrë një shumë prej 4.4 mln lekësh të reja duke iu prezantuar si tregtar.

Renis Dobra po kthehej në banesë dhe ndodhej rreth 5 minuta larg shtëpisë kur autorët e rrëmbyen.

Pasi e dhunuan, e mbytën me litar dhe më pas trupin e pajetë të të riut së bashku me makinën ku ai udhëtonte në momentin e rrëmbimit e hodhën drejt liqenit të Shkopetit.

Dyshohet se trupi i 22-vjeçarit Renis Dobra ka dalë nga makina gjatë rrokullisjes, ndërsa u gjet mëngjesin e 9 Korrikut gjatë kërkimeve të familajrëve.