Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Prokurorët të ndarë për pretencën ndaj Festim Bexhdilit, shtyhet seanca

Kronike

Publikuar: 11/07/2025

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Prokurorët të ndarë për pretencën ndaj Festim Bexhdilit, shtyhet seanca

Në seancën e së premtes SPAK lexoi pretencën për dënimin e Festim Bexhdilit, por prokurorët kërkuan dënime të ndryshme.

Për prokuroren Elida Kaçini, Bexhdili duhet të dënohet me burg përjetë, për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të Jan Prengës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërsa prokurori tjetër i çështjes Behar Dibra, kërkoi dënimin me 20 vite burg për Bexhdilin. Sipas tij nuk provohet që Festim Bexhdili ka vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke i kërkuar Gjykatës së Apelit të rikualifikojë veprën penale dhe ta dënojë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo të grupit të strukturuar.

Gjykata e Apelit të Posaçëm për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe përsëritjes së shqyrtimit gjyqësor, shtyn shpalljen e vendimit në datë 25 korrik ora 11:00.