Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, përmes një deklarate për mediat, njoftoi shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshi, si dhe shefat e komisariateve.
Shkak për marrjen e këtyre vendimeve janë bërë ndërtimet pa leje të konstatuara në fshatin turistik të Thethit, ku ditët e fundit IKMT ka ndërmarrë një aksion për shembjen e tyre, ku janë përballur me kundështinë e banorëve.
Veç kryepolicit të Shkodrës, Fatmir Lleshi, nga detyra është shkarkuar edhe shefi i komisariatit, Nik Nikolla, ndërsa shefi i stacionit të Policisë së Thethit është pezulluar nga detyra, ku për të ka nisur edhe hetim.